Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Marte, 02.05.2017




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, ka shqyrtuar përfundimin e Kryesisë së Kuvendit, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani i mbështetur edhe nga pesë deputetë të tjerë, për debat parlamentar lidhur me për plotësim-ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas diskutimeve, komisioni procedoi kërkesën e deputetëve nënshkrues në Kryesinë e Kuvendit, me vlerësimin që ajo është konform rregullores dhe debati parlamentar mund të zhvillohet.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion