Lajmet e fundit
Veseli dhe Eichhorst flasin për rrugën evropiane të Kosovës
E Premte, 28.04.2017
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Angelina Eichhorst, Drejtoreshë e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për nevojën e ecjes përpara përmes vendimeve të rëndësishme politike për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.
Znj. Eichhorst dhe Kryeparlamentari Veseli kanë diskutuar edhe për reformat në agjendën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, për reformat në sistemin e drejtësisë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Drejtoresha Eichhorst tha me këtë rast se Kosova duhet të vazhdojë reformat e nisura, si dhe dialogun me Serbinë.