Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Enjte, 27.04.2017




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi dhe përkrahu Raportin me rekomandime për Projektligjin për shoqëritë tregtare, i cili do të procedohet tutje për lexim të dytë në mbledhje plenare të Kuvendit.

Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu po ashtu edhe Raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) për vitin 2016.

Këtë raport para komisionit e paraqiti drejtori i AAC-së, Dritan Gjonbalaj.

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...