Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Mërkure, 26.04.2017




Anëtarët e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, të udhëhequr nga kryetarja Lirije Kajtazi, shqyrtuan raportin përfundimtar për Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës.

Në këtë mbledhje komisioni fillimisht shqyrtoi një nga një amendamentet e propozuara nga Komisioni për Buxhet dhe Financa të këtij projektligji si dhe miratoi dy nga to.

Komisioni në fund të shqyrtimit të kësaj pike miratoi raportin përfundimtar për projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, me amendamentet e miratuara dhe ky raport do të procedohet në seancë plenare për shqyrtim dhe miratim.

Në kuadër të pikave tjera të rëndit të ditës, komisioni po ashtu miratoi rekomandimin lidhur me nismën legjislative për hartimin e projektligjit të ri për persona të zhdukur nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nga komisioni u shqyrtuan edhe çështje tjera që bien në fushëveprimtarinë e tyre.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...