Lajmet e fundit

Komisioni për Arsim... takoi delegacionin nga Parlamenti i Belgjikës

E Marte, 25.04.2017




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Belgjikës.

Fenomeni i radikalizmit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, funksionimi i institucioneve të arsimit në Republikën e Kosovës, si dhe mundësia e përkrahjes së shtetit të Belgjikës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ishin temat e diskutimit.

Deputetët nga Parlamenti i Belgjikës, në veçanti ishin të interesuar për rezultatet e fundit të testit PISA, si dhe integrimin e komuniteteve në arsimin e Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës siguruan kolegët e tyre belgë se Kosova përkundër kërcënimeve nga jashtë, vazhdon të mbetet vend i sigurt nga radikalizmi.

Në fund të takimit, komisioni mori përkrahjen e shtetit të Belgjikës për Kosovën.

Jacque Brotchi, udhëheqës i delegacionit belg siguroi se Belgjika ka qenë dhe mbetet përkrah Kosovës.

"Ne do ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO", theksoi Brotchi.

 

Komisioni për Arsim... takoi delegacionin nga Parlamenti i BelgjikësKomisioni për Arsim... takoi delegacionin nga Parlamenti i BelgjikësKomisioni për Arsim... takoi delegacionin nga Parlamenti i Belgjikës