Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

E Marte, 25.04.2017




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari Daut Haradinaj, u shqyrtua dhe u përkrah raporti vjetor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për vitin 2016.

Në vijim, kryetari i Komisionit, z. Haradinaj ka njoftuar anëtarët e Komisionit se Kryesia e Kuvendit e ka dërguar tek Komisioni Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së