Lajmet e fundit

Veseli: Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i angazhimit tim politik

E Shtune, 22.04.2017




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot panairin e përgjithshëm dhe ndërkombëtar "Prishtina 2017".

Gjatë bashkëbisedimit me prodhues vendorë, kryeparlamentari Veseli ka thënë se rritja e prodhimit vendor është e vetmja mënyrë për të zhvilluar ekonominë dhe hequr papunësinë, si brengën kryesore të qytetarëve të Kosovës.

Kryetari Veseli ka theksuar domosdoshmërinë që t'u jepet prioritet produkteve vendore, punëtorëve, por jo atyre që janë dembelë. Veseli ka vlerësuar se në fokus duhet të jetë bujqësia, si veprimtaria që jep rezultatet e para dhe të shpejta.

"Nuk kemi alternativë tjetër e as që do të kërkojmë. Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i imi politik dhe i angazhimit tim politik. Do të angazhohemi aty ku janë rezultatet e para, siç është bujqësia dhe do të shfrytëzojmë të gjitha resurset tona natyrore", ka theksuar kreu i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shtuar se angazhimi politik i njerëzve nënkupton të qënurit në shërbim të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve kyçe të tyre, e që aktualisht është papunësia.

"Ne nuk kemi pse të merremi me politikë nëse nuk e kemi në fokus atë që është problem i qytetarëve, që është papunësia. Ne nuk kemi pse të bëjmë politikë nëse se kemi në fokus forcimin e shtetit, e forcimi i shtetit mund të bëhet vetëm përmes ligjshmërisë dhe të njëjtën kohë zhvillimit ekonomik. Ky do të jetë fokusi im", ka thënë kryeparlamentari Veseli.

 

Veseli: Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i angazhimit tim politikVeseli: Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i angazhimit tim politikVeseli: Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i angazhimit tim politikVeseli: Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i angazhimit tim politikVeseli: Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i angazhimit tim politik