Lajmet e fundit
Deputeti Kurteshi po merr pjesë në takimin e Komisionit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare te PBEJL-së, i cili po mbahet në Turqi
E Premte, 21.04.2017
Deputeti i Kuvendit të Republikës, njëherësh përfaqësues në Komisionin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare te PBEJL-së, për Zhvillim Social, Arsim, Hulumtim dhe Shkencë, Ismajl Kurteshi, po merr pjesë në takimet e rregullta të këtij Komisioni, të cilat janë organizuar nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë, e që po mbahen në Stamboll dhe Bursa të Turqisë.
Punimet do të zhvillohen sot dhe nesër (21-22 prill 2017). Raportues për Komisionin është delegacioni i Turqisë.
Deputeti Kurteshi ne fjalën e tij theksoi problemin e mos zbatimit të njohjes së diplomave të Universiteteve të Kosovës nga ana e Serbisë, edhe përkundër nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel ne mes Prishtinës e Beogradit për njohje të diplomave.
Ai theksoi problemin e studentëve të Preshevës e Bujanocit, të cilët studiojnë në Kosovë, të cilëve nuk u njihen diplomat në Serbi. Nga të gjitha delegacionet, në veçanti nga delegacioni i Beogradit, deputeti Kurteshi kërkoi që të shtyjnë përpara zgjedhjen e këtij problemi të rëndësishëm të implementimit të marrëveshjes e kjo do të ishte kontribut i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit regjional, për të cilin është thirrur edhe ky takim.