Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Enjte, 20.04.2017




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, mbajti sot mbledhjen, në të cilën u shqyrtua Raporti Vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për vitin 2016.

Në mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, në krye me drejtorin z. Idriz Bljakaj, si dhe përfaqësuesi i KDI-së.

Në këtë mbledhje, duke folur lidhur me Raporti Vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për vitin 2016, z. Blakaj ka theksuar se për shkak të mungesës së mjeteve materiale (buxheti i viti të kaluar i kësaj Agjencie ishte 2.300.000 €), si dhe për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar kjo Agjenci, në vitin e kaluar, nuk arrit që ti përmbush në tërësi të gjitha detyrat e përcaktuara në Plan program të kësaj Agjencie. Megjithatë, Agjencia gjatë vitit të kaluar arriti që në komplekset memoriale "Adem Jashari", "Kosharë" dhe "Orllan" të bëjë mjaft punë në rregullimin dhe ruajtjen e këtyre komplekseve. Në vazhdim, z. Blakaj ka theksuar se buxheti për këtë Agjenci për këtë vit është rritur dhe tash është në shumë prej 3.750.000 €, kështu që për këtë vit është planifikuar si prioritet që të punësohet një inxhinier i ndërtimtarisë dhe një arkitekt. Gjithashtu, Komisioni mori vendim që në Vushtrri, në qendër të qytetit të vendoset lapidari i heroit Hasan Prishtina dhe në komplekset në Mejë dhe Plenum të vazhdojnë punimet për përfundimin e këtyre komplekseve.

Në fund, anëtarët e komisionit njëzëri miratuan në parim Raportin Vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për vitin 2016, i cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...