Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
E Premte, 21.04.2017
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga kryetarja Lirije Kajatazi, shqyrtoi raportin për Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës.
Kryetarja e komisionit, Kajtazi, bëri të ditur se në këtë takim do të diskutohet për rekomandimet e dala nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, përkitazi me këtë projektligj.
Pasi shqyrtoi një nga një të gjitha rekomandimet, në mungesë të kuorumit, komisioni nuk arriti të marrë vendim. Komisioni pritet të diskutojë serish në mbledhjen e radhës lidhur me këtë çështje.