Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Elmi Reçica, takoi shefin e Misionit për Evropë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, senatorin Jean Paul Wahl

E Enjte, 20.04.2017




Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, Teuta Rugova, zv/kryetare e Komisionit dhe Puhie Demaku, anëtare, pritën sot në takim shefin e Misionit për Evropë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, senatorin Jean Paul Wahl.

Kryetari i Komisionit Reçica, pasi falënderoi senatorin Wahl për vizitën, e njoftoi atë për angazhimet e Komisionit, me theks të veçantë në veprimtarinë e tij në rrafshin e diplomacisë së jashtme.

Po ashtu, kryetari i Komisionit e njoftoi mysafirin edhe për punën e Kuvendit, duke vënë në pah angazhimet e tij të pareshtura për avancimin e demokracisë parlamentare.

Orientimi i shoqërisë dhe shtetit tonë, tha në vijim kryetari Reçica, është integrimi në BE dhe në NATO, andaj, për këtë kemi nevojë për ndihmën tuaj dhe të shtetit tuaj.

Në vijim të takimit, Reçica e njoftoi z. Wahl edhe për raportet ndër fqinjësore të Kosovës dhe angazhimet e vendit tonë për të kontribuar në një paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Senatorin Jean Paul Wahl, pasi shprehu falënderimet e tij për mikpritjen, më pas nikoqirët i njoftoi për angazhimet e Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Kjo organizatë tha ai, ka për qëllim që të avancojë paqen dhe të kontribuojë në zgjerimin edhe më të madh të BE-së. Për sa i përket vendit tonë, ai e inkurajojë dhe i rekomandojë kryetarit Reçica, që në emër të vendit tonë të paraqesë kërkesën për të qenë vëzhguese e Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Lidhur me këtë, Wahl shprehu bindjen e tij se Kosova së shpejti do të jetë vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Për këtë kryetari Reçica e falënderoi përzemërsisht dhe e siguroi atë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i ngushtë.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Elmi Reçica, takoi shefin e Misionit për Evropë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, senatorin Jean Paul WahlKryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Elmi Reçica, takoi shefin e Misionit për Evropë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, senatorin Jean Paul Wahl