Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Enjte, 20.04.2017
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i drejtuar nga Flora Bronvina, kryetare, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sindikatës "Unia" nga Zvicra.
Përfaqësuesit e sindikatës kërkuan nga institucionet e Kosovës që të aktualizohet kërkesa për vazhdimin e marrëveshjes së vjetër të sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe ish-Jugosllavisë, deri në arritjen e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, ashtu si edhe për shtetet e tjera të rajonit.