Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

E Mërkure, 19.04.2017




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga Faton Topalli, kryetar i Komisionit, pika të rendit të ditës së sotme ishte shqyrtimi i Raportit të Auditimit për raportin financiar të Fondit të Bashkuar për sektorin e arsimit, për periudhën janar-mars 2016, si dhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit, Procesi i rishikimit të teksteve shkollore.

Mirëpo, për shkak të mosprezencës së ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shqyrtimi i këtyre çështjeve është shtyrë për mbledhjen e radhës, sipas kërkesës së ministrit Bajrami, për shkak të prezencës së tij në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit.

Në vijim, Komisioni ka vazhduar mbledhjen me diskutimin për disa çështje teknike që kanë të bëjnë me punën e Komisionit.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike