Lajmet e fundit
Sot fillon mbledhja e 3-të e përbashkët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë
E Enjte, 20.04.2017
Të enjten dhe të premten (20-21 prill 2017), në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja e 3-të e përbashkët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.
Agjenda:
E enjte, 20 prill
16:00 - Sesioni i parë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë
nën kryesimin e përbashkët, nga:
• Z. Xhavit Haliti, Nënkryetar i Kuvendit
• Z. Tonino Picula, Kryetar i delegacionit të PE-së
Fjalimet e hapjes:
• Z. Enver Hoxhaj, ministër i jashtëm i Kosovës/kryetar i Këshillit për Stabilizim Asociim
• Z. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së / Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, dhe në emër të Komisionit Evropian
Vendi: Salla plenare e Kuvendit të Kosovës
E premte, 21 prill
09:00 - Sesioni i dytë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë
Vendi: Salla plenare e Kuvendit të Kosovës
12:30 - Konferencë për media e të dy bashkëkryesuesve
Vendi: Kuvendi i Kosovës, përpara zyrës së kryetarit
Mbledhja është e hapur për media.