Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
E Marte, 18.04.2017
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), kryesuar nga kryetari i komisionit Haxhi Shala, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje e cila u mbajt me dyert të mbyllura, ka raportuar drejtori i AKI-së, Driton Gashi, ndërkaq, raportimi kishte të bënte me gjendjen e situatës së sigurisë në vend.
Me këtë rast, drejtori i AKI-së Gashi, u është përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të Komisionit.