Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, takoi Ambasadoren e Luksemburgut, Anne Dostert
E Premte, 14.04.2017
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, priti sot në takim Ambasadoren e Luksemburgut në Prishtinë, Anne Dostert.
Në fillim të këtij takimi, znj. Dostert e ka falënderuar kryetaren e komisionit znj. Emini për takimin dhe për mundësinë e bashkëpunimit e të shkëmbimit të pikëpamjeve për proceset në të cilat ndodhet Kosova në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Ndërsa kryetarja Emini ka falënderuar znj. Anne Dostert për takimin dhe e ka njoftuar me punën dhe angazhimin e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe rolin e tij në Kuvendin e Kosovës.
Në takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Parlamentin e Luksemburgut.