Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 12.04.2017




Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Naser Osmani, kryetar, shqyrtoi Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, me amendamente të komisionit funksional.

Me disa ndryshime të propozuara, komisioni e procedoi projektligjin tutje në Kuvend.

Komisioni shqyrtoi po ashtu, raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për partneritet publik-privat, duke i rekomanduar seancës shqyrtimin dhe miratimin e tij.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa