Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
E Mërkure, 12.04.2017
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari i Komisionit, Daut Haradinaj, u shqyrtua raporti për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214.
Me këtë rast, Komisioni me shumicë votash përkrahu raportin e Komisionit dhe Projektligjin për procedim për lexim të dytë në séancë plenare dhe i rekomandohet Kuvendit për miratim.
Në vijim, Komisioni ka vendosur që gjatë ditës së premte (14 prill) të mbajë një tryezë pune në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore për Politikat e Sigurisë dhe Friedrich Ebert Stiftung, me temën: Çka të bëjë Parlamenti për FSK-në?