Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 12.04.2017




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i drejtuar nga Flora Brovina, kryetare, në kuadër të monitorimit të Ligjit për shëndetësi, kishte organizuar sot një takim me shoqatën e mamive të Kosovës.

Anëtarë e komisionit pasi dëgjuan problemet me të cilat po përballet shoqata e mamive të Kosovës, premtuan se do t'i trajtojnë këto probleme para se të bëhen ndryshimet e Ligjit për shëndetësinë.

Lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ndërmarrjet sociale, ndërkaq, komisioni përcaktoi anëtarët e grupit të punës.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale