Lajmet e fundit
Nga punimet e mbledhjes plenare
E Marte, 11.04.2017
Pas përfundimit të pikave të mbetura nga seanca e kaluar, Kuvendi i Republikë së Kosovës vijoi punimet me seancën e re, të drejtuar nga nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti, ndërsa më pas më pas nga nënkryetarja Aida Dërguti.
Deputetët adresuan çështje të ndryshme gjatë kohës së deklarimeve jashtë rendit të ditës, ndërsa në pyetjet e tyre u përgjigjën kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat Avdulla Hoti e Hykmete Bajrami.
Pas pyetjeve parlamentare, për shkak të mungesë së kuorumit, drejtuesja e seancës, Aida Dërguti, mbylli punimet, ndërsa bëri të ditur se për vazhdimin do të vendosë Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës.