Lajmet e fundit
Deputetja Mexhide Mjaku-Topalli mori pjesë në Konferencën e gjashtë të “Parlamentit të Grave”, të mbajtur në Mal të Zi
E Marte, 11.04.2017
Me ftesë të kryetares së Komisionit për Barazi Gjinore të Parlamentit të Malit të Zi, Nada Drobnjak, anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mexhide Mjaku-Topalli, më 6 - 7 prill 2017, ka marrë pjesë në Konferencën e gjashtë të "Parlamentit të Grave", të organizuar nga Komisioni për Barazi Gjinore e Parlamentit malazez.
Në kuadër të diskutimeve të përfaqësuesve të parlamenteve respektive, deputetja Mexhide Mjaku-Topalli diskutoi në lidhje me çështjen e barazisë gjinore dhe arritjet qe janë bërë në Republikën e Kosovës.
Anëtarja e Komisionit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pati edhe një takim të veçantë zyrtar me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi, me të cilin diskutoi për aspekte të bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.