Lajmet e fundit

Vazhdimi i mbledhjes plenare

E Marte, 11.04.2017




Në vazhdimin e mbledhjes së sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës (të filluar më 30 mars), të kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti, pikë e parë e rendit të ditës ishte votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet. Mirëpo, në mungesë kuorumi për vendimmarrje kjo çështje është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Edhe votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, janë shtyrë, për shkak të kuorumit të pamjaftueshëm për të votuar.

Ndërkaq, deputetët kanë vazhduar me raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb. Me këtë rast, anëtarë të Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, nuk morën pjesë në këtë proces votimi, duke dhënë arsyetimin e tyre se nuk përkrahin kandidatët e propozuar.

Në vijim, Kuvendi me shumicë votash emëroi Radojka Trifunoviq, anëtare të KGJK-së, nga radhët e komunitetit serb.

Vazhdimi i mbledhjes plenareVazhdimi i mbledhjes plenare