Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat të Njeriut... takoi përfaqësuesit e Organizatës “Save dhe Children” Jasper Hansen dhe Susanna Nordh
E Mërkure, 05.04.2017
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, pritën sot në një takim drejtorin, Jasper Hansen dhe Susanna Nordh nga Organizata "Save the Children" nga Suedia, të shoqëruar nga Ahmet Kryeziu, drejtor i "Save the Children" në Kosovë.
Në takim u diskutua për gjendjen momentale të të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve në Republikën e Kosovës dhe fazën procedurale të Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës.
Në fokus të takimit ishte edhe gatishmëria e treguar nga ana e mysafirëve, lidhur me zbatimin e Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës, i cili pritet që së shpejti t'i nënshtrohet procedurës së shqyrtimit dhe miratimit në lexim të dytë, në Kuvend.