Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

E Mërkure, 05.04.2017




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, ka mbajtur sot takimin e radhës, të udhëhequr nga Haxhi Shala, kryetar, në të cilin u shqyrtua raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.

Kryetari i komisionit, Shala, bëri të ditur se gjatë monitorimit të këtij ligji është arritur deri te rekomandimet për Kuvend dhe institucione tjera. Në takim, anëtarët e komisionit paraqitën vërejtjet dhe opinionet e tyre përkitazi me zbatimin sa më të mirë dhe të plotë të këtij ligji.

Pas diskutimeve, me disa ndryshime, komisioni e përkrahu raportin, duke e proceduar tutje në Kuvend.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së