Lajmet e fundit
Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Mustafa, takoi zv/ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Admas
E Mërkure, 05.04.2017
Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti e Industri, Muhamet Mustafa, priti në takim njoftues zv/ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Tom Admas, me të cilin diskutuan për prioritetet e Komisionit në fushën e ekonomisë.
Kryetari Mustafa e njoftoi Adams se Komisioni ka për synim shqyrtimin e legjislacionit që ka të bëjë kryesisht me zhvillim ekonomik, uljen e papunësisë dhe rritjen e eksporteve, si dhe mbikëqyrjen e funksionimit të agjencive të pavarura dhe forcimin e tyre.
Z. Adams, nga ana e tij, falënderoi kryetarin për pritjen si dhe i ofroi përkrahje dhe partneritet në fusha të caktuara.