Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

E Marte, 04.04.2017




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu, ka shqyrtuar dhe përkrahur raportin e komisioneve të përhershme për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Procedurën Përmbarimore, si dhe raportin e komisionit funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror,i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-21.

Komisioni po ashtu ka përkrahur edhe raportin me amendamente të komisionit funksional të Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Tutje, Komisioni ka shqyrtuar edhe raportin me amendamente të komisionit funksional të Projektligjit për automjete. Me këtë rast, pati vërejtje në amendamentin 27, paragrafi 5, të nenit 124 të Projektligjit dhe amendamentin 84.

Me këtë rast, Komisioni i ka rekomanduar komisionit funksional disa riformulime në këto amendamente.

Po ashtu Komisioni ka rekomanduar që neni 124 i Projektligjit të hiqet ose të riformulohet në pajtim me Ligjin për Kundërvajtje.

Në vijim të mbledhjes, Komisioni vendosi që të mbajë edhe dy dëgjime publike, lidhur me Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për trashëgiminë në Kosovë.

Krejtësisht në fund, Komisioni ka formuar edhe grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Gjykatat, Ligjit për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjit për Kundërvajtjet.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…