Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Marte, 04.04.2017




Kuvendi i Republikës së Kosovës, të martën e ardhshme, më 11 prill, në orën 10:00, do të mblidhet në seancë plenare, për të vazhduar me votimin dhe shqyrtimin e pikave të mbetura nga mbledhja e fundit e datës 31 mars.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të saj, të drejtuar nga nënkryetari Xhavit Haliti, në të cilën merrnin pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Fillimisht, Kuvendi pritet të votojë për katër pikat e mbetura, për të cilat diskutimi është shterur në seancat e kaluara: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe pritet të zhvillohet raundi i dytë votimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

Pas përfundimit të këtyre pikave, do të fillojnë punimet e seancës së re, e paraparë të mbahet më 31 mars, me pikat e rendit të ditës të përcaktuara në mbledhjen e kaluar të Kryesisë.

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit