Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona te Pagjetur dhe Peticione
E Marte, 22.01.2019
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Duda Balje , kryetare e Komisionit , mbajti sot mbledhjen e parë për vitin kalendarik 2019.
Në këtë mbledhje pika e parë e rendit të ditës ishe shqyrtimi i Raporti i punës së Komisionit për vitin 2018. Anëtarët e Komisionit, pa diskutime, miratuan Raportin e punës së Komisionit për vitin 2018.
Ne vazhdim, anëtarët e Komisionit shqyrtuan Planin e punës së Komisionit për vitin 2019 dhe vendosen që në mbledhjen e ardhshme të japin propozimet e tyre dhe të njëjtin ta miratojnë .