Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim

E Premte, 30.11.2018




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi Xhelal Sveçla, nënkryetari i parë i Komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahen për procedurë të mëtejme për miratim në Kuvend nëntë projektligje, si në vijim: Projektligjin nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, me amendamentet e Komisionit funksional për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës; Projektligjin nr. 06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për sportin dhe Ligjin nr. 04/L-075 të plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 2003/24 së bashku me Raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Novacione dhe Ndërmarrësi. Projektligjin nr. 06/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-090 për Sponzorime në Lëmin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve së bashku me amendamentet e Komisionit Funksional për Arsim, Shkencë. Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Novacione dhe Ndërmarrësi;

Projektligjin nr. 06/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive së bashku me Raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Arsim, Shkencë. Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Novacione dhe Ndërmarrësi;

Projektligjin nr. 06/L-073për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip në Republikën e Kosovës, nga Viti Shkollor 1990/91 - 1998/99 së bashku me Raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së; Projektligji nr. 06/L-056 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës së bashku me Raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrje të Agjencisë Kundër Korrupsionit; Projektligjin nr. 06/L-073për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip në Republikën e Kosovës, nga Viti Shkollor 1990/91 - 1998/99 së bashku me Raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së;

Projektligjin nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtje, së bashku me Raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së;

Projektligjin nr. 06/L-123 Forcën e Sigurisë së Kosovës, së bashku me Raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së; si dhe Projektligjin nr. 06/L-124 për shërbimin në FORCËN E Sigurisë s Kosovës, së bashku me Raportin dhe amendamentet e Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së;

Komision, pas një debati të shumanshëm e përkrahu procedimin e këtyre nëntë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim