Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 13.11.2018




Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, drejtuar nga kryetarja Blerta Deliu- Kodra.

Kryetarja Deliu-Kodra hapi mbledhjen për shqyrtimin e projektligjeve të ardhura në komision: Projekt-kodit Penal të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional, Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, poashtu me amendamente, si dhe Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, me amendamentet e komisionit funksional.

Pasi konstatoi se këto projektligje nuk janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së, me votat e anëtarëve, komisioni i procedoi ato për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane