Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Mërkure, 07.11.2018




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, shqyrtoi kërkesën e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Konform kërkesës, Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 16 nëntor, në orën 10:00, për shqyrtimin e kësaj pike.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit