Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme

E Enjte, 01.11.2018




Sot vazhdoi seanca e jashtëzakonshme, nën udhëheqjen e nën-kryetarit të Kuvendit Xhavit Halitit.

Në këtë seancë, e cila filloi dje me kërkesë të 42 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, u bë edhe prezantimi i rezolutës, e cila përmban vetëm një pikë, nëpërmjet të cilës i ndalohet presidentit negocimi për kufijtë.

Para hedhjes në votim të kësaj rezolute, kryetarët e grupeve parlamentare të pozitës kërkuan një takim të shkurtër midis propozuesit dhe koalicionit qeverisës, për të harmonizuar pikat e propozuara me rezolutën e opozitës.

Përkundër përpjekjeve, nuk u arrit pajtueshmëri për një tekst të përbashkët.

Në këtë rrethanë, përfaqësuesit e grupeve parlamentare në pozitë paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në votim.

Kryetari i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ndërkaq, kërkoi që kjo projekt-rezolutë të futet në votim.

Me 50 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk arriti ta miratoi projekt-rezolutën.

 

Nga vazhdimi i seancës së jashtëzakonshmeNga vazhdimi i seancës së jashtëzakonshmeNga vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme