Vende të lira pune

KONKURS Për plotësimin e këtyre pozitave

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:


KONKURS

Për plotësimin e këtyre pozitave:

1. Pozita: Lektor për gjuhën serbe
Referenca : DSHGJ-01/4-15
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 2(dy)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, lektori është përgjegjës për:

• Lekturën e teksteve ligjore dhe akteve të tjera të Kuvendit në gjuhën serbe;
• lekturën e amendamenteve, kërkesave publike dhe shkresave të tjera për Kuvendin dhe organet e tij;
• lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha shqipe, angleze dhe turke në gjuhën serbe;
• lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën serbe, të cilat i miraton Kuvendi;
• strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve që i miraton Kuvendi në gjuhë serbe;
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë serbe;
- Përvojë profesionale së paku 3 vjet, përvojë profesionale në punët e lekturës, korrekturës dhe përkthimit të legjislacionit në institucione.

 

 


Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
- njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës serbe,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe koncize,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme dhe njohuri të mira pune me programet kompjuterike.

 

2. Pozita: Zyrtar i fushës në Komisionin Parlamentar (ZL 2)
Referenca : DKP-01/4-15
Koeficienti : D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 3 (tre )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i komisionit

Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë për mbështetjen e Komisionit Parlamentar, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
• të ndihmuar në dhënien e këshillave profesionale për legjislacionin që shqyrtohet në komision, lidhur me fushën përkatëse;
• dhënien e këshillave me gojë dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën përkatëse;
• të ndihmuar në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën përkatëse;
• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për pjesën normative të projektligjit, lidhur me fushën përkatëse;
• të ndihmuar në hartimin e procesverbaleve, raporteve me rekomandime dhe raporteve përfundimtare për projektligje, raporteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporteve për punën e organeve të pavarura dhe raporteve vjetore e fundmandatore;
• shtypjen e ftesave, raporteve, procesverbaleve, dokumenteve informative dhe shkresave të komisioneve;
• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës, duke i bashkëngjitur kësaj informacionin e nevojshëm përkatës;
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.


Kualifikimi dhe përvoja :
• Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë,- jurist i diplomuar / master i drejtësisë.
• Përvojë profesionale në legjislacionin e fushës në administratën shtetërore së paku 2 vjet, duke përfshirë dhënien e këshillave profesionale.

 


Shkathtësitë:

- të posedojë njohuri të shkëlqyeshme për hulumtime dhe analiza profesionale;
- të punojë në baza të paanshme politike dhe nën presion kohor;
- të ketë njohuri të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- njohja e gjuhës angleze është përparësi;
- të ketë aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e programeve të kompjuterit dhe internetit.

3. Pozita: Zyrtar për Bibliotekë
Referenca : DHBA- 01/4-15
Koeficienti : D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një )
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë

Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, zyrtari për bibliotekë, është përgjigjes për:

• sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar, vlerësimin e nevojave për pasurim të fondit librar;
• ofrimin e librave, revistave dhe materialit tjetër librar, për deputetë dhe nëpunësit e administratës së Kuvendit;
• kryerjen e hulumtimeve më qëllim të pasurimit të fondit librar të Bibliotekës së Kuvendit;
• ofrimin e informatave të referencës për zyrtarët hulumtues dhe stafin tjetër të Kuvendit,
• monitoron në baza ditore shtypin e shkruar kosovar dhe përkitazi më shkrimet që lidhen më punën e Kuvendit dhe të deputeteve të Kuvendit, harton njoftim të shkurtër elektronik, i cili iu shpërndahet deputetëve dhe nëpunësve të administratës se Kuvendit përmes e-mail-it;
• hulumtime në internet si dhe ofrimin e shërbimeve bibliotekare për nëpunësit e administratës dhe deputetët e Kuvendit, ku ofron versionin elektronike të librave, revistave, botimeve periodike dhe gazetave që gjenden në formë elektronike;
• bashkëpunim të ngushtë më Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës si dhe me Bibliotekat e Universiteteve shtetërore dhe private;
• krijimin, përditësimin e databazës elektronike, më titujt e fondit librar;
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti katër vjeçar/master në shkenca shoqërore;
- përvojë profesionale në bibliotekë së paku 2 vjet;
- përvojë pune në menaxhimin, sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar.

 

Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme në menaxhimin, sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar/librar;
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime;
- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

 

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 20.4.2015, deri më 4.5.2015, deri në orën 16:00.