Vende të lira pune

KONKURS Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës rishpall

K O N K U R S

Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit dhe profesionalizmit .

Avokati i Popullit ka kompetencë për t'i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik në lidhje me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut, të parapara me Kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me konventat e standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.

Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta ketë në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore.

Mandati i Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit zgjidhet për një mandat 5 (pesë) vjeçar, pa të drejt rizgjedhjeje.

Kandidati për Avokat i Popullit duhet t'i plotësojë këto kushte:

• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të ketë arsimim të lartë;
• Të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë;
• Të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës;
• Të mos ushtrojë funksion në parti politike, deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që e zgjedhë atë apo anëtar i kabinetit qeveritar.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.


PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 7.5. 2015, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.
Me e-mail: vacancy@assembly-kosova.org
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Institucioni i Avokatit të Popullit - www.ombudspersonkosovo.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në
numrat e telefonit: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 147-264.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.