Vende të lira pune

K O N K U R S

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall

               K O N K U R S

Për zgjedhjen e 4 (katër ) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ( Këshilli ) është organ i pavarur që i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i cili vendos për ankesat e nëpunësve, si dhe siguron respektimin e të gjitha dispozitave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Përbërja e Këshillit

Këshilli përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve që zgjedhen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Prej tyre, së paku dy (2) anëtar zgjedhen nga komunitetet joshqiptare dhe së paku dy (2) anëtar duhet të jenë të gjinisë femërore .

Funksionet e Këshillit :

• shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civilë, kundër vendimeve të organit të punësimit, në të gjitha institucionet e Shërbimit Civil, në përputhje me rregullat dhe parimet e parashtruara, në Ligjin për shërbim Civil të Republikës së Kosovës;
• vendos nëse emërimet e nëpunësve civilë të nivelit drejtues, janë bërë në përputhje me rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së Kosovës;
• mbikëqyrë zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil.

Kandidati për t'u zgjedhur anëtar i Këshillit, duhet t'i plotësojë këto kushte:

• të jetë shtetas dhe banor i përhershëm i Republikës së Kosovës;
• të jetë me integritet të lartë moral;
• të ketë së paku diplomë të fakultetit juridik apo të administratës publike, që është e vlefshme sipas ligjit në fuqi;
• të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në shërbimin civil;
• të jetë njohës i mirë i legjislacionit në fuqi;
• të mos jetë i dënuar për vepër penale të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj.

Mandati i anëtarëve të Këshillit

• Anëtarët e Këshillit emërohen për mandat pesë (5) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje vetëm edhe për një mandat tjetër.
• Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë, që gjatë mandatit të tij, të ushtrojë ndonjë funksion tjetër apo të marrë pjesë aktive në aktivitete politike.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 5 nëntor 2013, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.

Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në
numrat e telefonit: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 567 041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.