Vende të lira pune

Për plotësimin e vendeve të punës

Dokumenti i Aplikimit

Administrata e Kuvendit shpall:


               KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:

Pozita: Zyrtar për mbështetje profesionale Komisionit për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës

Numri i kryerësve: 1 (një, e rezervuar për komunitetet jo-shumicë )

Paga bruto : 650 € në muaj (bruto)

Kohëzgjatja: dymbëdhjetë (12) muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Zyrtari/ja do të jetë në shërbim të plotë të Komisionit dhe i zbaton detyrat e tij/saj nëpërmjet koordinatorit dhe kryesuesit të Komisionit.
• Zyrtari/ja shfrytëzon kërkime të ndryshme dhe teknika analitike për të përgatitur udhëzime dhe politika për komisionin, duke u bazuar në nevojat e komisionit dhe në planin e punës.
• Si pjesë e punës së zyrtarit/es do të jetë ndjekja e takimeve të Komisionit. Ai/Ajo mban përgjegjësi për përgatitjen e përmbledhjes së çështjeve kyçe që janë ngritur gjatë takimeve, sipas nevojës.
• Zyrtari/ja gjithashtu, ndihmon në draftimin e pyetjeve për anëtarët dhe përgatitjen e raportit final për Komisionin.
• Zyrtari/ja e vlerëson cilësinë e informatës dhe të kornizës ligjore, i analizon situatat e ndërlikuara politike dhe shoqërore, i përmbledh hulumtimet në një format të qartë, si dhe e identifikon dhe e vlerëson rrjedhën e mundshme të veprimit.
• Zyrtari/ja duhet t'i gjurmojë zhvillimet në nivel lokal dhe rajonal, në fushën e politikave të sigurisë dhe mirëmban lidhje me organizata të rëndësishme lokale dhe ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare.

 


Kualifikimet e kërkuara:

• Diplomë universitare nga fusha e juridikut, administrata publike, shkencat politike apo marrëdhënie ndërkombëtare;
• Më së paku 3 vjet përvojë profesionale në çështjet ligjore ose në fushën e politikave publike;
• Njohuri të shkëlqyeshme leximi dhe shkrimi në gjuhën angleze, janë parakusht;
• Duhet të ketë aftësi analitike, si dhe përvojë për hartimin e raporteve, duke i pasqyruar zbulimet dhe rekomandimet;
• Njohuri të mira të proceseve, të politikave dhe të legjislacionit, si dhe njohuri thelbësore për ambientin e Kuvendit;
• Të shfaqë aftësi për takt dhe diplomaci, të tregojë se mund të bëjë vlerësime të shëndosha dhe ta respektojë nivelin e besueshmërisë;
• Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe administrative, si dhe aftësi për t'i përfunduar punët në afat të caktuar;
• Aftësi përdorimi të kompjuterit, duke e përfshirë edhe programin Microsoft Office.
• Aftësia për të komunikuar në gjuhën shqipe (në nivel pune).


Kualifikimet /Aftësi të tjera:

• Aftësi për të folur dy gjuhë zyrtare lokale: gjuha shqipe dhe serbe do të konsiderohet përparësi;
• Aftësi për të shkruar dhe për të biseduar në mënyrë konfidenciale dhe për t'i paraqitur qartë dhe në mënyrë të përmbledhur çështjet e ndërlikuara;
• Aftësi për t'i paraqitur idetë për përmirësimin e politikave dhe të praktikave dhe për të gjetur zgjidhje të problemeve.

 

Pozita: Zyrtar për mbështetje profesionale Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës

Numri i kryerësve: 1 (një)

Paga bruto: 650 € në muaj (bruto)

Kohëzgjatja: dymbëdhjetë (12 ) muaj


Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Zyrtari/ja do të jetë në shërbim të plotë të Komisionit dhe i zbaton detyrat e tij/saj nëpërmjet koordinatorit dhe kryesuesit të Komisionit.
• Zyrtari/ja shfrytëzon kërkime të ndryshme dhe teknika analitike për të përgatitur udhëzime dhe politika për komisionin, duke u bazuar në nevojat e komisionit dhe në planin e punës.
• Si pjesë e punës së zyrtarit/es do të jetë ndjekja e takimeve të Komisionit. Ai/Ajo mban përgjegjësi për përgatitjen e përmbledhjes së çështjeve kyçe që janë ngritur gjatë takimeve, sipas nevojës.
• Zyrtari/ja gjithashtu, ndihmon në draftimin e pyetjeve për anëtarët dhe përgatitjen e raportit final për Komisionin.
• Zyrtari/ja e vlerëson cilësinë e informatës dhe të kornizës ligjore, i analizon situatat e ndërlikuara politike dhe shoqërore, i përmbledh hulumtimet në një format të qartë, si dhe e identifikon dhe e vlerëson rrjedhën e mundshme të veprimit.
• Zyrtari/ja duhet t'i gjurmojë zhvillimet në nivel lokal dhe rajonal, në fushën e politikave të sigurisë dhe mirëmban lidhje me organizata të rëndësishme lokale dhe ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare.

Kualifikimet e kërkuara:

• Diplomë universitare nga fusha e juridikut,( 4 vjeçar) Master në fushën e juridikut, specializimi në fushën e të drejtave të njeriut paraqet përparësi;
• Më së paku 3 vjet përvojë profesionale në çështjet ligjore ose në fushën e politikave publike;
• Njohuri të shkëlqyeshme leximi dhe shkrimi në gjuhën angleze, janë parakusht;
• Duhet të ketë aftësi analitike, si dhe përvojë për hartimin e raporteve, duke i pasqyruar zbulimet dhe rekomandimet;
• Njohuri të mira të proceseve, të politikave dhe të legjislacionit, si dhe njohuri thelbësore për ambientin e Kuvendit, janë parakusht;
• Të shfaqë aftësi për takt dhe diplomaci, të tregojë se mund të bëjë vlerësime të shëndosha dhe ta respektojë nivelin e besueshmërisë;
• Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe administrative, si dhe aftësi për t'i përfunduar punët në afat të caktuar;
• Aftësi përdorimi të kompjuterit, duke e përfshirë edhe programin Microsoft Office.

Kualifikimet /Aftësi të tjera:

• Aftësi për të folur dy gjuhë zyrtare : gjuha shqipe dhe serbe do të konsiderohet përparësi;
• Aftësi për të shkruar dhe për të biseduar në mënyrë konfidenciale dhe për t'i paraqitur qartë dhe në mënyrë të përmbledhur çështjet e ndërlikuara;
• Aftësi për t'i paraqitur idetë për përmirësimin e politikave dhe të praktikave dhe për të gjetur zgjidhje të problemeve.


Kuvendi i Kosovës u ofron mundësi të gjithëve dhe i inkurajon aplikuesit e të gjitha grupeve etnike dhe të të dy gjinive.

 

 

 

 


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. Këto pozita financohen nga Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (Geneva Centre for the Democratic Control of Armed Forces DCAF). Kontrata e punës do të lidhet direkt me Kuvendin e Kosovës.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

 

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga faqja e internetit të Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë, Rr. "Nëna Terezë ", p.n. Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me CV-n, dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë, Rruga "Nëna Terezë" p.n., ose me postë, me e-mail: vacancy@assembly-kosova.org, me fax: (0) 38 211-183, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10493 dhe (0) 44 567-041
Afati për konkurrim është prej 04.07 deri më 18.07. 2012, deri në orën 16:00.