Vende të lira pune

Për plotësimin e vendeve të punës

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149) dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civil të Administratës së Kuvendit të Kosovës Administrata e Kuvendit shpall :

KONKURS
Për plotësimin e pozitave si vijon:

Pozita: Zyrtar i lartë për marrëdhënie dypalëshe
Ref : ZPMN/01-11
Shkalla: B/C - 8.5
Numri i kryesve: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Zyrës për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare


Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Zyrës për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, zyrtari i lartë për marrëdhënie dypalëshe është përgjegjës për:

• realizimin dhe çuarjen më përpara të marrëdhënieve dypalëshe të Kuvendit të Kosovës dhe të ofrojë shërbim, sipas standardeve të cilësisë dhe të kohës për Kryetarin dhe për anëtarët e Kryesisë së Kuvendit,
• të ndjekë në vazhdimësi marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe parlamenteve të vendeve të tjera,
• të përgatitë materialet bazë për vizitat e Kryetarit të Kuvendit në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe parlamenteve të vendeve të tjera,
• të bashkëpunuar me komisionet e përhershme parlamentare të Kuvendit në ndihmë të deputetëve, gjatë pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme dypalëshe,
• të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me ambasadat e Republikës së Kosovës për realizimin me sukses të aktiviteteve dypalëshe,
• t'i ndjekur vizitat dypalëshe që parlamentarët e huaj i bëjnë në Kosovë, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe të kujdeset për të gjitha aspektet e realizimit me sukses të tyre,
• ta hartuar dhe për ta arkivuar informacionin përkatës për vizitat në Kosovë të parlamentarëve të huaj në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe,
• t'i ndjekur aktivitetin politik dhe zhvillimet e parlamenteve të vendeve të tjera,
• të bashkëpunuar me përgjegjësin e Protokollit për realizimin e aspektit protokollar dhe ceremonial të të gjitha aktiviteteve dypalëshe,
• të njoftuar me kohë për aktivitetin dypalësh që do të organizohet, për kohën e saktë të qëndrimit, për personat që do të udhëtojnë, për llojin e dietës, për palën që i mbulon shpenzimet,
• Të sigurojë që materialet për takimet e Kryetarit të Kuvendit, në kuadër të marrëdhënieve bilaterale, të përgatiten me cilësi dhe në kohë (të paktën tri ditë para aktivitetit),
• kryerjen e detyrave të tjera lidhur me fushëveprimin e Zyrës, që rrjedhin gjatë procesit të punës dhe të aktiviteteve.


Kualifikimi dhe përvoja:

- diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - jurist, administratë publike, master ose specializim në
marrëdhëniet ndërkombëtare,
- përvojë profesionale, së paku 3 vjet në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci,
- përvojë në punët administrative dhe njohuri për punën e Kuvendit dhe të procedurave
parlamentare.

Shkathtësitë:


- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi për të hartuar dokumente zyrtare, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- aftësi të mira personale dhe profesionale,
- aftësi ta përballojë dhe ta organizojë punën, të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje dhe të punojë me orar të lakueshëm,
- veshje e dukje personale të shkëlqyeshme,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- njohja e gjuhës angleze e obliguar.

 

Pozita: Zyrtar i lartë për marrëdhënie konsullore
Ref : ZPMN/02-11
Shkalla: B/C - 8.5
Numri i kryesve: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Zyrës për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare


Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Zyrës për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare zyrtari i lartë për marrëdhënie konsullore është përgjegjës për:

• të kontribuar për realizimin dhe për t'i çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe të Kuvendit të Kosovës,
• të ofruar shërbime konsullore, sipas cilësisë dhe kohës, me qëllim të realizimit të aktiviteteve të ndryshme në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe,
• ta ndjekur pajisjen me pasaporta diplomatike për deputetët e Kuvendit të Kosovës,
• ta ndjekur pajisjen me pasaporta diplomatike për Kryetarin e Kuvendit, përgjegjësin e Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, zëdhënësen e Kuvendit, këshilltarët e Kryetarit të Kuvendit, Sekretarin e Kuvendit,
• ndjekur pajisjen me viza të deputetëve, të Kryetarit të Kuvendit, të anëtarëve të Kryesisë, të sekretarit të Kuvendit, dhe të stafit të administratës së Kuvendit, që është i përfshirë në aktivitet.
• kryerjen e detyrave të tjera lidhur me fushëveprimin e Zyrës, që rrjedhin gjatë procesit të punës dhe të aktiviteteve.


Kualifikimi dhe përvoja:

- diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - jurist, administratë publike, master ose specializim në
marrëdhëniet ndërkombëtare,
- përvojë profesionale, së paku 3 vjet në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci,
- përvojë në punët administrative dhe njohuri për punën e Kuvendit dhe të procedurave
parlamentare.


Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi për të hartuar dokumente zyrtare, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- aftësi të mira personale dhe profesionale për t'i realizuar detyrat dhe për të bashkëvepruar me kolegët dhe me mbikëqyrësin,
- aftësi ta përballojë dhe ta organizojë punën, të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje dhe të punojë me orar të lakueshëm,
- veshje e dukje personale të shkëlqyeshme,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- njohja e gjuhës angleze e obliguar.

 

Pozita: Nëpunës administrativ
Ref : ZMMP/01-11
Shkalla: E-6
Numri i kryesve: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Zyrës për Media dhe Marrëdhënie me Publikun

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Zyrës, nëpunësi i administrativ është përgjegjës:
- T'ua përcjellë mediave paralajmërimet për ngjarjet e pritshme në Kuvend, si dhe informatat e hartuara nga punonjësit e Zyrës.
- Të bëjë fotografi për ngjarjet në Kuvend ose për ngjarjet që lidhen me veprimtarinë e Kuvendit.
- T'i përkthejë në anglisht materialet e hartuara nga Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, që publikohen në faqen e internetit të Kuvendit, si dhe materialet e përgatitura për revistën "Kuvendi".
- Të kujdeset për pajisjen e punonjësve të Zyrës me material teknik të punës.

 

Kualifikimet dhe përvoja:

- diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë, të shkencave politike dhe në administratë publike;
- përvojë profesionale, së paku 2 vjet, në gazetarinë e shkruar ose elektronike;
- njohuri të plotë të procedurave të administratës dhe të sekretarisë së Zyrës.

 

Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- njohuri të punës me kompjuter;
- aftësi për të hartuar informata, njoftime, ftesa, shkresa dhe korrespondencë tjetër;
- aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- integritet të lartë personal dhe profesional;
- njohje shumë të mirë të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.

 

Pozita: Përkthyes nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas
Ref : ZSHGJ/01-11
Numri i kryerësve: 2 (dy)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Shkalla: D-7
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Zyrës për Shërbime Gjuhësore

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Zyrës së Shërbimeve Gjuhësore, përkthyesi është përgjegjës për:
• përkthimin me shkrim nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas të të gjitha materialeve të Kuvendit dhe të organeve të tij,
• përkthimin simultan dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas në seanca plenare të Kuvendit, në mbledhjet e Kryesisë, në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në dëgjimet publike,
• përkthimin e shkresave, kërkesave publike dhe parashtresave që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse,
• përkthimin simultan dhe konsekutiv (shqip-serbisht-shqip) në konferenca, në takime dhe në grupe pune të tjera, si dhe ndihmon në formulimin gjuhësor të fjalimeve në të dy gjuhët (shqip dhe serbisht),
• kryerjen edhe të punëve të tjera nga fushëveprimi i Zyrës.


Kualifikimi dhe përvoja:

- diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe,
- përvojë profesionale, së paku 3 vjet në përkthim të legjislacionit në institucione.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe koncize,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike.

 

Pozita: Përkthyes nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas
Ref : ZSHGJ/02-11
Shkalla: D-7
Numri i kryesve: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Zyrës për Shërbime Gjuhësore


Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e shefit të Zyrës së Shërbimeve Gjuhësore, përkthyesi është përgjegjës për:
• përkthimin me shkrim nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas të të gjitha materialeve të Kuvendit dhe të organeve të tij,
• përkthimin simultan dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas në seanca plenare të Kuvendit, në mbledhjet e Kryesisë, në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në dëgjimet publike,
• përkthimin e shkresave, të kërkesave publike dhe të parashtresave që u drejtohen Kryesisë dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatës,
• përkthimin simultan dhe konsekutiv (shqip-anglisht-shqip) në konferenca, takime dhe grupe pune të tjera si dhe ndihmon në formulimin gjuhësor të fjalimeve në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht),
• kryerjen edhe të punëve të tjera nga fushëveprimi i Zyrës.

Kualifikimi dhe përvoja:

- diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës angleze,
- përvojë profesionale, së paku 3 vjet në përkthim të legjislacionit në institucione.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme.
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe koncize,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

 

Pozita: Lektor në gjuhën shqipe
Ref : ZSHGJ/03-11
Shkalla: D-7
Numri i kryerësve: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Zyrës për Shërbime Gjuhësore

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Zyrës së Shërbimeve Gjuhësore lektori është përgjegjës për:
- lekturën e teksteve ligjore dhe të akteve tjera të Kuvendit në gjuhën shqipe,
- lekturën e amendamenteve, të kërkesave publike dhe të shkresave të tjera për Kuvendin dhe
për organet e tij,
- lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha serbe, angleze dhe turke në gjuhën shqipe,
- lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën shqipe, që i miraton Kuvendi,
- strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve, që i
miraton Kuvendi në gjuhë shqipe,
- kryerjen edhe të punëve të tjera nga fushëveprimi i Zyrës.


Kualifikimi dhe përvoja:

- diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe,
- përvojë profesionale së paku 3 vjet në përvojë profesionale në punët e lekturës, korrekturës dhe përkthim të legjislacionit në institucione.


Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme,
- njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës shqipe,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre të profesionale, të qartë dhe koncize,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike.

 

Pozita: Zyrtar i pasurisë
Ref : DBP/01-11
Shkalla: D-7
Numri i kryerësve: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Pagesa


Detyrat dhe përgjegjësit:

Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Divizionit, zyrtari i pasurisë është përgjegjës për:

• regjistrimin, përcjelljen dhe mirëmbajtjen e regjistrit me të gjitha informatat, që kërkohen për pasurinë e Kuvendit,
• menaxhimin efektiv të pasurive që i kontrollon Kuvendi, duke u bazuar në instruksionet financiare dhe të ligjeve, me rastin e regjistrimit dhe të punëve në vazhdimësi,
• përmirësimin e shpenzimeve, që e ndryshojnë pasurinë dhe ia zgjasin/shkurtojnë afatin e përdorimit,
• azhurnimin regjistrave të pasurisë dhe të regjistrave kontabël,
• hartimin e raporteve vjetore dhe raporte sipas nevojës për pasurinë e Kuvendit,
• harmonizimin e shënimeve mes sistemit të SIMFK-së dhe të shënimeve të tij dhe të komisionit për regjistrim, së paku një herë në vit,
• hartimin e raportit për gjendjen e pasurisë,
• bashkëpunim të ngushtë me zyrtarin e logjistikës,
• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Divizionit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë ose jurist - ekonomist/ jurist / master i ekonomisë,
- përvojë profesionale në fushën ekonomisë dhe të financave dhe të ngjashme në administratën shtetërore, së paku 2 vjet, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë,
- eksperiencë në punët financiare dhe të procedurave buxhetore.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi për të hartuar dokumente buxhetore dhe financiare, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

 

Pozita: Zyrtar i prokurimit
Ref : DP/01-11
Shkalla: D - 7
Numri i kryesve : 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Divizionit, zyrtar i prokurimit është përgjegjës për:

• hartimin e fletëkërkesave për mallra, për punë dhe për shërbime të nevojshme,
• përgatitjen e listës së shkurtër të furnizimeve, të ftesave për tenderim,
• administrimin e tenderëve për artikujt standardë dhe jostandardë,
• përgatitjen e hapjeve të tenderëve publikë dhe të raporteve përkatëse,
• vlerësimin, për ofertat e pranuara dhe për kuotizimin,
• përcjelljen e dosjes deri në pagesë,
• regjistrimin e dokumentacionit relevant,
• komunikimin me shitësit dhe me shfrytëzuesin e fundit dhe përgatit modelet e formularëve standardë,
• hulumtimin e tregut me qellim që të bëhen listat e furnizuesve potencialë për të gjitha llojet e pajisjeve për nevojat e Kuvendit dhe të organeve të tij,
• kryerjen e punëve të tjera nga fushëveprimi i Divizionit.


Kualifikimi dhe përvoja:

- diplomë fakulteti katërvjeçar/master në lëmin e ekonomisë, të inxhinierisë dhe të
drejtësisë,
- licencimi në lëmin e prokurimit është përparësi,
- përvojë profesionale, së paku 3 vjet në lëmin e prokurimit publik,

Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- shkathtësi për zhvillim të shpejt të aktiviteteve të prokurimit,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- integritet të lartë personal dhe profesional,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Pozita: Zyrtar i lartë ligjor
Ref : DSL/01-11
Shkalla: C - 8
Numri i pozitave: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Divizionit për Standardizim dhe Harmonizim Ligjor, Këshillim Juridik, Kërkim dhe Bibliotekë


Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Divizionit, zyrtari i lartë ligjor është përgjegjës
për:
• rishikimin dhe analizimin formalo-juridik të projektligjit të parashtruar;
• hartimin e raportit preliminar lidhur me standardizimin juridik nga aspekti i teknikës juridike, i terminologjisë dhe i metodologjisë unike për të gjitha projektligjet, që i propozohen për shqyrtim dhe për miratim në Kuvend;
• identifikimin e shpërputhjeve gjuhësore dhe për përfshirjen e tyre në raportin preliminar lidhur me standardizimin gjuhësor të tekstit në gjuhën shqipe të projektligjit të propozuar për shqyrtim dhe për miratim në Kuvend;
• harmonizimin e tekstit final të ligjit, duke e bërë standardizimin formalo-juridik dhe gjuhësor, i ndërmerr të gjitha veprimet për përfshirjen e të gjitha amendamenteve, që miratohen në seancë plenare, si dhe siguron/kontrollon që teksti i ligjit të jetë i formatizuar ne të tri gjuhët;
• ofrimin e mbështetjes për hartim të legjislacionit dhe për hartimin e amendamenteve me rekomandime të dhëna në raportin preliminar;
• bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me përkthyesit shqip-serbisht-anglisht dhe për aktivitetet e tyre për standardizim juridik dhe gjuhësor të legjislacionit të propozuar;
• kryen edhe punë të tjera lidhur me fushëveprimin e Divizionit.

Kualifikimi dhe përvoja:

- diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - jurist /master i drejtësisë;
- përvojë profesionale, së paku 3 vjet në punët legjislative në institucione me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke i përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike;
- eksperiencë në punët ligjore dhe të procedurave parlamentare.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme;
- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize;
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze dhe e gjuhëve të tjera.

 

Pozita: Zyrtar për shërbime kërkimore legjislative
Ref : DSL/02-11
Shkalla: D - 7
Numri i kryesve: 2 (dy )
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë për Shërbime Kërkimore Legjislative dhe Bibliotekë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë për Shërbime Kërkimore Legjislative dhe Bibliotekë, zyrtari për shërbime kërkimore legjislative është përgjigjes për:
• ofrimin e shërbimeve kërkimore legjislative nga literatura profesionale e shkencave shoqërore dhe natyrore, praktikat e vendit dhe të huaja, interneti, baza të dhënash dhe statistika zyrtare për të gjitha çështjet, që ndërlidhen me punën e Kuvendit dhe të organeve të tij,
• ofrimin e shërbimeve kërkimore legjislative, pas vlerësimit të udhëheqësit të Njësisë në konsultim me drejtorin, nga literatura profesionale e shkencave shoqërore dhe natyrore, praktikat e vendit dhe të huaja, interneti, baza të dhënash dhe statistika zyrtare për të gjitha çështjet, që ndërlidhen me fushëveprimin e Departamentit për Çështje Ligjore dhe Procedurale,
• përgatitjen e këshillave, analizave dhe ofrimin e informacioneve profesionale në fusha të ndryshme me anë të raporteve, të memorandumeve dhe të analizave të politikave që ndërlidhen me punën e Kuvendit dhe të organeve të tij,
• ofrimin e shërbimeve kërkimore legjislative, duke e respektuar parimin e profesionalizmit, konfidencialitetit, paanshmërisë politike,
• ofrimin e mbështetjes në krijimin e bazës së të dhënave për deputetët e Kuvendit, sipas legjislaturës,
• kryerjen edhe të punëve të tjera nga fushëveprimi i Njësisë.

Kualifikimi dhe përvoja:


- diplomë fakulteti katërvjeçar/master në lëmin e drejtësisë, të ekonomisë, të shkencave natyrore, të teknikes,
- përvojë profesionale në legjislacionin e fushës në administratën shtetërore, së paku 3 vjet, me nivel dhe me përgjegjësi të lartë, duke i përfshirë përgatitjen e hulumtimeve legjislative, si dhe dhënien e këshillave juridike,
- eksperiencë në punët ligjore dhe të procedurave parlamentare.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

 

Pozita: Operator/daktilografi dhe transkriptim
Ref : DPP/01-11
Shkalla: F-5
Numri i kryerësve: 2 (dy)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar , me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë për Transkriptim dhe Lekturë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të njësisë, operatori/daktilografi, është përgjegjës për:
• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të seancës plenare të Kuvendit,
• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,
• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të dëgjimeve publike,
• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Divizionit.

 

Kualifikimi dhe përvoja:

- diploma e shkollës së mesme,
- përvojë punë në institucione,
- shkathtësi të mira për punë ekipore,
- njohja e gjuhëve zyrtare në Kuvend.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi për të shtypur dokumente, në mënyre të profesionale,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës serbe.

 

                               INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.


                                 PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Webfaqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p.n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr .N -217, kati II.

Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.

Afati për konkurrim është prej 12.05.2011 , deri më 26.05.2011, deri në orën 16:00.