Vende të lira pune

KONKURS

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149) neni 12.1.2 dhe neni 18.4, Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren për Organizimin dhe Përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS


1.Pozita: Zyrtar i Programit për edukim qytetar
Koeficienti : D-7
Kategoria Funksionale : NP-2
Grada : 9
Lloji i Pozitës: Jo e karrierës, orari i plotë (me kohë të caktuar-deri në dy (2)
vite, me punë provuese në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh)
Referenca : DMMP -KRK-JK/236
Numri i kryerësve: 4 (katër)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë për Marrëdhënie me Publikun


Qëllimi i vendit të punës:

Zyrtari për edukim qytetar do të shërbejë për t'u ndihmuar nxënësve dhe vizitorëve të tjerë, të njihen dhe të kuptojnë mënyrën e funksionimit të demokracisë dhe të Kuvendit të Kosovës në veçanti, duke afruar kështu institucionet me qytetarët.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë për Marrëdhënie me Publikun, zyrtari i Programit për edukim qytetar, është përgjegjës, por nuk kufizohet, për:

• Planifikimin, organizimin dhe realizimin e aktivitetit "Punëtoritë e Demokracisë / DEMOS-ti";
• Përgatitjen e kushteve optimale për punëtori, të cilat i plotësojnë nevojat e pjesëmarrësve;
• Krijimin e një atmosfere pozitive të të mësuarit, përgjatë punëtorive;
• Mësimin e fëmijëve individualisht dhe në grup, përmes prezantimeve, diskutimeve dhe aktiviteteve grupore;
• Përgatitjen e gazetës "DEMOS-ti";
• Realizimin e videove nga punëtoritë, montazhimin dhe publikimin e tyre,
• Publikimin e materialeve të tjera në ueb-faqe;
• Shoqërimin e grupeve të qytetarëve dhe të mysafirëve që e vizitojnë ndërtesën e Kuvendit;
• Mbështetjen në organizimin e "Ditëve të dyerve të hapura" të Kuvendit;
• Mbështetjen në organizimin e aktiviteteve të tjera që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në punën dhe ndërtesën e Kuvendit;
• Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:

• Diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore;
• Përvojë pune në programe edukative për fëmijë/të rinj (së paku 2 vjet).

 

Shkathtësitë:

• Aftësi komunikimi në të folur dhe në të shkruar, në gjuhët zyrtare dhe angleze;
• Njohuri të mira pune me programet kompjuterike (InDesign, Photoshop, Adobe Premier etj);
• Njohje të punës me kamerë dhe në montazhim;
• Njohuri pedagogjike;
• Integritet të lartë personal dhe profesional;
• Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të shkurtra kohore;
• I/e adaptueshëm të punojë në rrethana të ndryshueshme, me komunitete të ndryshme;
• Bashkëpunues/e me një qëndrim pozitiv, entuziazëm, profesionalizëm dhe etikë të lartë pune.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.


PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (http://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10490.
Afati për konkurrim është prej 20.09.2018, deri më 04.10.2018, deri në orën 16:00.