Vende të lira pune

Vazhdim i afatit të Konkursit

Dokumenti i Aplikimit

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës shpall: 

            NJOFTIM PËR VAZHDIMIN E AFATIT TË KONKURSIT
          Për kandidatët e komunitetit joshqiptar dhe joserb

Njoftohen të gjithë të interesuarit se pjesërisht vazhdohet afati i konkursit të shpallur në gazetat “Koha Ditore” dhe “Zëri”, si dhe në faqen e internetit të Kuvendit të datës 22.07.2008, për emërimin e 4 (katër) pozitave, si anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës me orar të plotë të punës.

Konkursi për një (1) anëtar të KPMK-së - do të jetë i hapur deri më 07. 11. 2008, në orën 16:00, vetëm për kandidatët e komunitetit joshqiptar dhe joserb.

Përmbajtja e konkursit mbetet e njëjtë me atë të shpallur në datë 22. 07. 2008.

Kandidatët që kanë aplikuar më parë nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri.

Për informacione shtesë mund të kontaktoni në telefonat: (038) 200 10490 dhe (038) 200 10493.