Vende të lira pune

KONKURS

Dokumenti i Aplikimit

KONKURS

Për plotësimin e këtyre pozitave:

1. Pozita:Zyrtar i lartë për pagesa
Referenca:DBP-01/5-16
Koeficienti:C-8
Angazhimi:Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve:1(një)
Mbikëqyrësi:Koordinatori i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë financiar,koordinatorit të Njësisë, zyrtari i lartë për pagesa, është përgjegjës për:
• bashkërenditjen e aktiviteteve dhe punëve lidhur me listën e pagave për Kuvendin;
• sigurimin dhe lejimin e pagesave të pagave dhe kompensimeve në kohën e duhur;
• llogaritjen e pagave dhe kompensimeve në përputhje me buxhetin;
• kontrollimin e listës së pagave, barazimin e vlerave;
• bashkëpunimin me shërbimin e personelit, për t'iu përmbajtur afateve të caktuara për çdo ndryshim eventual;
• inicimin e veprimeve dhe përgjegjësinë lidhur me pagesën e pagave, saktësinë dhe plotësinë e tyre;
• raportimin mujor, tremujor dhe vjetor, në lidhje me shpenzimin e pagave dhe kompensimeve, si dhe raportet individuale;
• bënë përgatitjen/tërheqjen e avancave dhe mëditjeve zyrtare, si dhe barazimet e nevojshme;
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë;
• Përvojë profesionale në fushën ekonomisë dhe financave së paku 3 vjet, duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave ekonomike.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme;
- aftësi për të hartuar dokumente buxhetore dhe financiare, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize;
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
-përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

2. Pozita: Zyrtar për media
Referenca :DMMP-01/5-16
Koeficienti :D-7
Angazhimi:Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve:1(një)
Mbikëqyrësi:Zyrtari i lartë për media,koordinatori i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë për media dhe marrëdhënie me publikun,koordinator i Njësisë, zyrtari për media është përgjegjës për:

• ndjekjen e punëve të komisioneve parlamentare dhe harton informacione për punën e komisioneve;
• hartimin e informacioneve për seancat e Kuvendit, si dhe hartimin e paralajmërimeve për aktivitetet e Kuvendit;
• ushtruar detyrat profesionale me mbikëqyrje dhe udhëzime të herëpashershme;
• udhëzohet dhe ndihmohet nga zyrtarët e nivelit më të lartë, në çështjet e politikave ose në çështjet më komplekse, ku kërkohet njohuri dhe përvojë më e madhe profesionale-teknike;
• shoqërimin e përfaqësuesve të mediave për të ndjekur aktivitetet në Kuvend;
• hartimin e artikujve, informatave dhe materialeve të tjera për revistën "Kuvendi", si dhe për publikimet e tjera që dalin me logon e Kuvendit;
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore;
• Përvojë profesionale së paku 2 vjet në gazetarinë e shkruar ose elektronike;
• Përvojë në menaxhimin redaksisë ose të zyrës për marrëdhënie me media (në ndonjë institucion shtetëror).
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- shkathtësi për hartimin e shpejtë dhe me cilësi të informatave për aktivitetet e Kuvendit;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të
informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe
rekomandimeve të nivelit më të lartë, në kuadër të njësisë organizative;
- integritet të lartë personal dhe profesional;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

3. Pozita: Zyrtar i fushës në Komisionin Parlamentar
Referenca:DKP-01/5-16
Koeficienti:D-7
Angazhimi:Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve:1 (një )
Mbikëqyrësi:Koordinatori i komisionit

Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë për mbështetjen e Komisionit Parlamentar, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
• të ndihmuar në dhënien e këshillave profesionale për legjislacionin që shqyrtohet në komision, lidhur me fushën përkatëse;
• dhënien e këshillave me gojë dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën përkatëse;
• të ndihmuar në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën përkatëse;
• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për pjesën normative të projektligjit, lidhur me fushën përkatëse;
• të ndihmuar në hartimin e procesverbaleve, raporteve me rekomandime dhe raporteve përfundimtare për projektligje, raporteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporteve për punën e organeve të pavarura dhe raporteve vjetore e fundmandatore;
• shtypjen e ftesave,raporteve,procesverbaleve,dokumenteve, informative dhe shkresave të komisioneve;
• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës, duke i bashkëngjitur kësaj informacionin e nevojshëm përkatës;
• kryen edhe punë të tjera,lidhur me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja :
• Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë- jurist i diplomuar / master i drejtësisë;
• Përvojë profesionale në legjislacion së paku 2 vjet, duke përfshirë dhënien e këshillave profesionale.
Shkathtësitë:
- të posedojë njohuri të shkëlqyeshme për hulumtime dhe analiza profesionale;
- të punojë në baza të paanshme politike dhe nën presion kohor;
- të ketë njohuri të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- njohja e gjuhës angleze është përparësi;
- të ketë aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e programeve të kompjuterit dhe internetit.


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës,në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 27.5.2016 deri më 10.6.2016, deri në orën 16:00.