Vende të lira pune

KONKURS - Zyrtar i lartë ligjor

Dokumenti i Aplikimit

KONKURS


Për plotësimin e pozitës:

1.Pozita: Zyrtar i lartë ligjor
Referenca : DÇLP-01/5-16
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një)
Mbikëqyrësi: Zyrtari i lartë ligjor - Koordinatori i njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë ligjor - Koordinatorit të Njësisë, zyrtari i lartë ligjor është përgjegjës për:
• hartimin e këshillave ligjore dhe procedurale për Kryesinë e Kuvendit dhe seancën plenare,
• përgatitjen e ftesave dhe propozim - rendit të ditës për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe të seancës plenare,
• hartimin e procesverbalit nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe të procesverbalit nga seanca plenare,
• përgatitjen e propozim-skenarit për drejtimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit dhe të seancës plenare,
• hartimin e vendimeve, rekomandimeve, përfundimeve dhe akteve të tjera që i miraton Kryesia e Kuvendit dhe seanca plenare,
• përgatitjen dhe azhurnimin e kalendarit dyjavor të punës së Kuvendit,
• përkujdesjen për mirëmbajtjen e Librit të regjistrimit, regjistrit elektronik për evidentimin e saktë të pranimit dhe shpërndarjes së projektligjeve, amendamenteve të propozuara për projektligje, ligjeve, rregulloreve, dokumenteve të komisioneve parlamentare të Kuvendit, duke i përfshirë procesverbalet dhe raportet, mocionet, pyetjet parlamentare dhe për letërkëmbimin dhe materialet e tjera për Kuvendin dhe organet e tij,
• procedimin për publikim në Revistën e Kuvendit, të pyetjeve parlamentare që nuk kanë marrë përgjigje në mbledhje plenare,
• dhënien e këshillave juridike dhe procedurale, gojore dhe me shkrim, për parashtresat që i adresohen Kuvendit,
• përgatitjen e këshillave ligjore dhe procedurale që kanë të bëjnë me dokumentet e organeve dhe të agjencive të pavarura, që i emëron dhe i raportojnë Kuvendit, dhe

• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:

• Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - jurist i diplomuar / master i drejtësisë,
• Përvojë profesionale, së paku 3 vjet në legjislacion, hartim të ligjeve, këshillave juridike,
• përvojë në punët ligjore dhe njohuri për punën e Kuvendit .

Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi të shkëlqyeshme në hartimin e këshillave ligjore, procedurale dhe të akteve juridike, në përputhje me teknikat bashkëkohore juridike,
- nivel të lartë profesional dhe integritet personal,
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistës.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.


PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 24.5.2016, deri më 7.6.2016, deri në orën 16:00.