Vende të lira pune

KONKURS - Për zgjedhjen e dy anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS

Për zgjedhjen e dy anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Në pajtim me nenin 5 A të ligjit nr. 05/L -033, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Republikës Kosovës, dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e këtyre pozitave:

  •  1 (një) anëtar/e nga Oda e Avokatëve të Kosovës, siç përcaktohet me nenin 108 paragrafi 6 pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe
  • 1 (një) anëtar/e nga përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, siç përcaktohet me nenin 108 paragrafi 6 pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kandidati për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, përveç kushteve të përcaktuara me Kushtetutë dhe me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, duhet t'i plotësojë edhe këto kushte:

Për anëtar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, kandidati duhet t'i plotësojë edhe këto kushte:

  1. Të ketë ushtruar funksionin e avokatit në Republikën e Kosovës për së paku 3 (tre) vite;
  2. Të ketë integritet të lartë moral;
  3. Të mos jetë i dënuar për vepër penale në Kosovë;
  4. Të mos ketë ushtruar ndonjë funksion politik në tri ( 3 ) vitet e fundit;

Për anëtarin nga komuniteti serb në Kosovë, kandidati duhet t' i plotësojë edhe këto kushte:

  1. Kandidati që nuk ushtron funksionin e gjyqtarit, duhet të ketë përvojë pune së paku dhjetë (10) vite në Kosovë dhe duhet të ketë njohuri për funksionimin e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës;
  2. Të ketë integritet të lartë moral;
  3. Të mos jetë i dënuar për vepër penale në Kosovë;
  4. Të mos ketë ushtruar ndonjë funksion politik në tri ( 3 ) vitet e fundit;

 

 

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale ( për kandidatet që nuk
    ushtrojnë funksionin e avokatit apo gjyqtarit );
  • Dëshmi nga Oda e Avokatëve se kandidati nuk ka shkelje disiplinore ( për kandidatët që vijnë nga Oda e Avokatëve);
  • Autobiografia (Curriculum Vitae);
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale;


PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 27.11. 2015, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-281, 211-648, 211-182 dhe (0) 44 147-264.