Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Seancë Plenare, vazhdim

E Mërkure, 19.06.2019 10:00

Rendi i ditës

Rendi i ditës

Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme

I. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit.

 

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 7 mars 2019

1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

3. Votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

4. Votimi i raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

5. Votimi i raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

6. Votimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

7. Votimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

8. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

9. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

10. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,

11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,

12. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës, të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave,

13. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

15. Votimi i rekomandimeve nga interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës sh. a./NKEC.

 

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 30 janar 2019

1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për trashëgiminë kulturore,

3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

4. Votimi në parim i Projektligjit për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

 

IV. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 28 shkurt 2019

1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për automjete,

2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

3. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë,

5. Votimi i rundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

 

V. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 12 mars 2019

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

 

VI. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 13 mars 2019

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

 

VII. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2019

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.

 

VIII. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 11 prill 2019

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.

 

IX. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2019

1. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributdhënës,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

4. Votimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës,

5. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” sh. a.,

6. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij komisioni,

7. Propozimi i GP të Listës serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin ad hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe propozimet e grupeve parlamentare të PSD-së dhe LVV-së për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

Transkripti