Lajmet e fundit

Veseli: Një rini e përgatitur do të thotë më pak të rinj që duan të dalin jashtë

E Marte, 13.08.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në ceremoninë e certifikimit të të rinjve në Ndërmarrësi dhe Zhvillim të Planeve të Biznesit, ka ritheksuar mbështetjen e tij të fuqishme për iniciativat inovative e të ndërmarrësisë, si rruga kryesore për zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë.

Para të rinjve në Bibliotekën Kombëtare, kryeparlamentari Veseli ka tërhequr një paralele midis përpjekjeve të të rinjve të brezit të tij, këtu e 30 vite më parë, për një Kosovë të lirë e të pavarur, dhe angazhimeve të rinisë së sotme për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të punës.

Duke përgëzuar ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, për punën që ministria që ai drejton, po bën në mbështetje të rinisë, kryeparlamentari Veseli tha se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për projektet inovative, në mënyrë që ato të rriten e të gjenerojnë punësim.

"Jam shumë i gëzuar që sot kam mundësi të flasë para jush për një temë e cila ka të bëjë me arsimin, përgatitjen e të rinjve dhe sfidat të cilat ata i kanë, në mënyrë që të kenë jo vetëm të drejta, por të kenë edhe përgjegjësi, në angazhimet për ta bërë Kosovën një vend edhe më të mirë. Të kenë mundësi jo vetëm të gjejnë një vend pune, por të krijojnë vende pune", theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai tha se një rini e përgatitur dhe e gatshme për t'u ballafaquar me sfidat, do të thotë më pak të rinj që duan të dalin jashtë.

Veseli tha se dhembja më e madhe sot është ikja e të rinjve nga Kosova, por njëkohësisht është një arsye më tepër për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, të cilat, siç tha ai, po i zbehin shanset e të rinjve dhe po e ndalin ecjen e tyre përpara.

Kreu i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga të rinjtë angazhim më të madh për arritjen e të drejtave të tyre, për një Kosovë më të mirë e më të zhvilluar.

"Sot Kosova është e lirë, shtet i pavarur e sovran dhe duhet të orientohet kah zhvillimi ekonomik, nga punësimi dhe ndërmarrësia. Barrën kryesore në këtë proces duhet ta bartë rinia, sikurse edhe në luftën kundër korrupsionit e nepotizmit", theksoi kryeparlamentari Veseli.

Duke paralajmëruar trefishim të buxhetit në projektet e tilla inovative, kryeparlamentari Veseli tha se në deficitin e lartë tregtar që sot e ka Kosova, i vetmi suficit është në fushën e teknologjisë së informacionit, i shërbimeve që të rinjtë tanë nga Kosova i kryejnë për kompani me renome ndërkombëtare.

"Ruajeni këtë që është arritur me mund e sakrifica në këto dy dekada, por mos u kënaquni vetëm me këtë. Angazhohuni për më shumë dhe për më mirë", theksoi para të rinjve kryeparlamentari Veseli.

 

 

Veseli: Një rini e përgatitur do të thotë më pak të rinj që duan të dalin jashtëVeseli: Një rini e përgatitur do të thotë më pak të rinj që duan të dalin jashtëVeseli: Një rini e përgatitur do të thotë më pak të rinj që duan të dalin jashtëVeseli: Një rini e përgatitur do të thotë më pak të rinj që duan të dalin jashtëVeseli: Një rini e përgatitur do të thotë më pak të rinj që duan të dalin jashtëVeseli: Një rini e përgatitur do të thotë më pak të rinj që duan të dalin jashtë