Aktivitetet e transparencës së Kuvendit

Kuvendi miraton rregulloren për menaxhimin e dokumenteve publike

Me 24 mars, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit miratoi rregulloren për menaxhimin e dokumenteve publike, e cila përcakton përgjegjësitë e stafit të kuvendit për të postuar dokumentet publike në faqen zyrtare të Kuvendit. Ky dokument definon qartazi llojet e dokumenteve qe duhet vënë në dispozicion të publikut, dhe percakton afatet  për postimin e tyre në faqen zyrtare.