Fjalimet e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Fjalim i kryetarit Kadri Veseli, në mbledhjen e veçantë të Kuvendit, mbajtur për nder të presidentit të Austrisë, Heinz Fischer

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të nderuar ambasadorë të vendeve mike,
E nderuara presidente e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga,
I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, zotëri Isa Mustafa,
Kabinet qeveritar,

I nderuari president i Republikës së Austrisë, zotëri Heinz Fischer,
Mirë se keni ardhur në Kuvendin e Kosovës.

Është një nder i veçantë për ne, përfaqësuesit e Popullit të Kosovës që sot ju kemi në mesin tonë.
Prezenca Juaj, sot në Kuvendin e Kosovës, shprehë më se miri frymën e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona.
Shpreh përkushtimin e vendit tuaj për t'i qëndruar pranë vendit tonë në rrugëtimin e tij të konsolidimit demokratik, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.
Në emër të Kuvendit të Kosovës, dua t'i shprehë gjithë mirënjohjen shtetit dhe popullit austriak për ndihmën e vazhdueshme dhënë popullit tonë, në kohë të ndryshme, në rrethana të ndryshme, në ditët e vështira që ne kaluam nga koha e çlirimit deri tek pavarësia.

Zotëri President,

lidhjet e shumëfishta miqësore që vendi ynë ka me vendin tuaj për ne paraqesin një vlerë kombëtare.

Ne do të vazhdojmë t'i kultivojmë këto lidhje në funksion të paqes, stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të plotë të Ballkanit perëndimor, që tani është në rrugën e përbashkët të integrimit në familjen e madhe të demokracive evropiane.
Herr. Präsident Fischer,
Noch einmal herzlich ëillkommen in unserem Parlament.
Erlauben Sie mir, mit großer ehre, Ihnen das Ëort ëeiter zu geben.