Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Mërkure, 10.10.2018
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z.Igor Simiç, kryetar, u shqyrtuan pesë projektligje: P/ligji nr.06/L-064 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.05/L-132 për automjetet, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal; P/ligji nr.06/L-079 për efiçiencën e enrgjisë, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastruktur. Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal; P/ligji nr.06/L-054 për gjykatat, me amendamnetet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit; P/ligji nr.06/L-055 për Këshillin gjyqësor të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe P/ligji nr.06/L-043 për lirine e asociimit në organizatat joqeveritare.
Anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre pesë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.