Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

E Mërkure, 10.10.2018




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot mbajti mbledhje, të cilën e kryesoi zonja Ganimete Musliu, zëvendëse e parë e kryetarit të Komisionit.
Në këtë mbledhje, pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së AKI-së në lidhje me përjashtimin nga fushëveprimi i P/ligjit për pagat në sektorin publik.

Pas një debati gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit u pajtuan që kërkesa e AKI-së për përjashtim nga fushëveprimi i P/ligjit për pagat në sektorin publik, të miratohet.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë