Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit
E Marte, 09.10.2018
Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e cila u kryesua nga kryetarja, Albulena Haxhiu.
Në pikën e parë të rendit të ditës, kryetarja kërkoi në parim mbështetjen e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovë. Gjatë diskutimit u tha se ky projektligj duhet të cilësohet si prioritet kryesorë, ndërkaq, komisioni e përkrahu atë dhe vendosi që ta procedojë tutje.
Në vazhdim të rendit të ditës u diskutua për 39 amendamente të Komisionit Funksional për Projketligjin nr.06/L-079 për Efiçencë të enrgjisë në të cilat skishte vërejtje nga deputetët, dhe me këtë rast u vendos për procedim të mëtejmë të këtij projektligji.