Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 09.10.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare e këtij komisioni, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi për Propozim - vendimin e Qeverisë, për përzgjedhjen e kryesuesit të Bordit të ZRRE-së.

Lidhur me këtë, anëtarët e Komisionit, me propozim të deputetes Mimoza Kusari- Lila, vendosën që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për mbledhjen e radhës.

Propozimi i deputetes Lila, rrodhi si nevojë e një sqarimi më të gjerë nga Qeveria, pasi që në listën e të propozuarve për kryesues të Bordit të ZRRE-së, nuk është përfshirë edhe kandidati, i cili gjatë procesit të intervistimit ka marrë më së shumti pikë vlerësuese.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe përkrahu edhe Raportin me amendamente për Projektligjin nr.06/L-033 për Produkte të Ndërtimit.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...